Legjionarët/ Ardian Ismajli “frikëson” Sylvinho-n, Ylber Ramadani më i miri tek Lecce

Legjionarët/ Ardian Ismajli “frikëson” Sylvinho-n, Ylber Ramadani më i miri tek Lecce

Ardian Ismajli frikëson sërish Sylvinhon. Mbrojtësi kuqezi ka pësuar një tjetër dëmtim në sfidën e së shtunës së Torinos në transfertë ndaj Komos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të lërë fushën e lojës që në minutën e 20-të, pasi ndjeu një tërheqje muskulore gjatë një vrapimi. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, Ismajli nuk ishte në gjendje të vazhdonte takimin. Ky është dëmtimi i dytë për të në vitin 2026, duke e bërë këtë një periudhë mjaft të pafat për futbollistin shqiptar. Ndërkohë, Torino përjetoi një humbje të rëndë, duke u turpëruar nga Komo, që triumfoi me rezultatin e thellë 6–0 në këtë përballje të vlefshme për Serinë A. Skuadra e Cesc Fabregas konfirmohet si hirushja e këtij sezoni deri më tani në Serinë A....