Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Legjinarët – Nga Gjimshiti te Asani, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares dëshirojnë të ruajnë formën e tyre sportive në javët e muajt në vazhdim për të pasur një shans që të luajnë në “play-off”-in e Botërorit dhe nëse kanë pak fat edhe mund të kualifikohen për herë të parë në historinë e përfaqësueses tonë në një event madhor sikurse është Kupa e Botës. Ndërkohë, viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më...