“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat, Partizani më bëri Mustë. Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Një nga figurat më të mëdha të portës shqiptare, Perlat Musta rrëfen në rubrikën “Legjendat Flasin” rrugëtimin në futbollin shqiptar. Nga netët e gjata duke dëgjuar ndeshjet në radio, debutimi vetëm 17 vjeç me ekipin e Partizanit, deri te triumfi me ekipin Shpresa në Volos në 1981 dhe emocionet e ndeshjeve me Kombëtaren përballë emrave të mëdhenj të futbollit europian. Perlat Musta sjell për FSHF një rrëfim për pasionin, përgjegjësinë dhe peshën e fanellës kuqezi. “Unë erdha Perlat, Partizani më bëri Mustë”. Kjo fjali përmbledh historinë e një legjende shqiptare si Perlat Musta. – Si e nise futbollin? Si të erdhi dëshira për t’u bërë portier? As vetë nuk e di. Edhe unë e kam një pikëpyetje te vetja ime. Futbollin e ndjeja dhe e...
Burimi:
gijotina.com