“Legjendat Flasin”/ Bedri Omuri, golashënuesi më i mirë i Kombëtares në vitet 1984-85 rrëfen momentet kyçe të karrierës së tij
Nga një familje me traditë në mundje, Bedri Omuri zgjodhi një tjetër rrugë në sport, futbollin. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, një nga protagonistët e brezit të artë të 17 Nëntorit, rrëfen në rubrikën “Legjendat flasin” fillimet e tij mes rrugicave të Tiranës, momentin kur u zbulua nga profesori i fiskulturës në shkollën “Mihal Grameno” dhe hapat e parë te Dinamo. Karriera e tij mori formë mes Tiranës dhe Besëlidhjes së Lezhës, përpara se të shndërrohej në një nga figurat kyçe të 17 Nëntorit, me të cilin fitoi tetë Kupa dhe luajti për një dekadë rresht. Në shtatorin e vitit 1982 erdhi edhe debutimi me Kombëtaren, ndërsa më pas do të shënonte gola të rëndësishëm ndaj Belgjikës, Polonisë dhe Greqisë, në një periudhë kur çdo ndeshje...
Burimi:
sportekspres.com