“Legjenda Alcaraz”, spanjolli hyn në histori, mediat spanjolle i bëjnë jehonë triumfit të tij në Australian Open

“Legjenda Alcaraz”, spanjolli hyn në histori, mediat spanjolle i bëjnë jehonë triumfit të tij në Australian Open

Carlos Alcaraz shkruan historinë e tenisit botëror duke fituar për herë të parë Australian Open-in. Spanjolli përmbys Novak Djokovic në katër sete pas 3 orësh e 2 minutash lojë, me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5, dhe bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që kompleton Grand Slam-in e karrierës, në moshën 22 vjeç e 272 ditë. Finalja nis më mirë për Djokovic, i cili dominon setin e parë 6-2 falë një shërbimi shumë të fortë. Por reagimi i Alcaraz vjen menjëherë: dy sete radhazi të fituara 6-2 dhe 6-3, me spanjollin që merr kontrollin e plotë të ndeshjes dhe detyron serbin të gabojë gjithnjë e më shpesh. Seti i katërt është shumë i ekuilibruar, me shkëmbime të forta dhe tension deri në fund. Në momentet vendimtare,...