Lautaro: Nëse nuk më largojnë do të qëndroj përgjithnjë tek Inter, dua të thyej rekordin e Meazza

Lautaro: Nëse nuk më largojnë do të qëndroj përgjithnjë tek Inter, dua të thyej rekordin e Meazza

Familja e tij, Kupa e Botës, një premtim vërtet i frymëzuar nga Inter dhe një rekord i ri për t’u thyer. E gjitha është në intervistën që Lautaro Martinez, dha për “Gazzetta dello Sport”. “A do ta përfundoj karrierën time te Interi? Patjetër që do të doja”, thotë ai. “Nuk i kam ende çelësat e Appiano, por pothuajse… Unë dhe familja ime jemi të lumtur, madje kemi edhe një restorant, fëmijët shkojnë në shkollë dhe kanë miqtë e tyre”. Më tej, sulmuesi argjentinas, komentoi: “Sot, është e vështirë për mua ta imagjinoj veten diku tjetër. Në futboll, nuk i dihet kurrë, por nëse nuk më përjashtojnë, do të qëndroj këtu.” Lautaro pranon se ai ende ka disa rekorde për të thyer me Inter: “Të jem...