“Lautaro Martinez, sulmuesi më i mirë në Europë. Fuqia e tij qëndron te… golat”

“Lautaro Martinez, sulmuesi më i mirë në Europë. Fuqia e tij qëndron te… golat”

11 Shkurt 2026 12:05 Alfred Lleshi Martin Palermo, ish-sulmues legjendar i Boca Juniors, gjatë intervistës për “Clank” foli edhe rreth Lautaro Martinez, kapitenin e Interit: “Aktualisht për mua është sulmuesi më i mirë në Europë”. Palermo thekson cilësinë kryesore të Lautaros: “Golat, golat dhe sërish golat. Ka shumë fuqi dhe vazhdimësi. Del për të luajtur, i bën të luajnë edhe të tjerët, e ndjek topin edhe jashtë zonës, bën pasime të gjata, lëviz drejt zonës dhe pastaj bën lëvizje të tjera pa u dukur i ngathët apo i pashtruar si thoshin për mua. Nuk ka lëvizje të shëmtuara, të rënda apo të ngadalta. Ka një strukturë fizike të mirë, ndryshe nga e imja. Lautaro është ndryshe”. Në karrierën e tij, Palermo ka regjistruar 349 paraqitje...