Lara Colturi zhgënjen edhe në Çeki, nuk e mbyll dot garën e sllallomit e vlefshme për Kupën e Botës

Lara Colturi zhgënjen edhe në Çeki, nuk e mbyll dot garën e sllallomit e vlefshme për Kupën e Botës

25 Janar 2026 10:00 Telesport Gara e sllallomit zhvilluar të dielën në pistën ceke të Spindleruv Mlyn, nuk ka qenë e mbarë për skiatoren shqiptare Lara Colturi. Ajo nuk e përfundoi dot garën e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski. Që në zbritjen e parë, Colturi gaboi e doli jashtë piste, duke mos e përfunduar dot atë. Për pasojë, skiatorja 19-vjecare shqiptare u eliminua që në fillim, duke mos u kualifikuar dot më tej. Duket se lodhja e një sezoni të gjatë dhe gjendja gripale e ditëve të fundit vijon ende të ndikojë në formën e Colturi, që nuk ka rezultatet e fillimsezonit. Kjo është gara e tretë sezonale ku ajo nuk arrin dot ta mbyllë atë. Gjithsesi, ky sezon ka qenë...