Zyrtare/ De Michelis do të jetë trajneri i ri i Vedat Muriqit tek Mallorca

Zyrtare/ De Michelis do të jetë trajneri i ri i Vedat Muriqit tek Mallorca

Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martín Demichelis si trajnerin e ri të ekipit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër. Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës, ku luan edhe Vedat Muriqi. “Martín Demichelis, trajneri i ri i RCD Mallorca. Trajneri argjentinas nënshkruan deri në fund të sezonit me opsion për një tjetër. Mirë se erdhe në shtëpi, Martín”, shkruan klubi spanjoll. Ish-trajneri i River Plate vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Mallorcan në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e...