Zgjedhjet te Barcelona, përqafim mes Font dhe Laportës: Tani të fitojmë Champions League

Zgjedhjet te Barcelona, përqafim mes Font dhe Laportës: Tani të fitojmë Champions League

Joan Laporta mori një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale te Barcelona të dielën e 15 marsit, gjë që u pa që pas numërimit të kutive të para të votimit. Kundërshtari i Laportës në këto zgjedhje, Victor Font duke parë trendin e rezultatit të zgjedhjeve doli përpara medias i ndërgjegjshëm se e kishte humbur këtë garë duke premtuar se do të vijonte të luftonte duke bërë një falënderim edhe për median që mbuloi javët e fundit të procesit zgjedhor të klubit. Pasi mbylli fjalimin e tij, Font iu drejtua zonës së Joan Laportës me dy kundërshtarët që u përqafuan. ‘Rroftë Barça dhe rroftë Katalonja’-tha Font me Laportën që iu përgjigj duke e miratuar. ‘Mirë e the-ishin fjalët e presidentit të sapozgjedhur. ‘Dhe tani të fitojmë Ligën...