Zgjedhjet te Barcelona, kandidati për president Victor Font bën premtimin e madh, kthimin e Lionel Messit
Te Barcelona tashmë ka nisur fushata elektorale për zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Secili prej kandidatëve që janë në garë po bëjnë premtimet e tyre dhe Victor Font është një prej tyre. Ky i fundit ka bërë një premtim të bujshëm me synimin që të fitojë këto zgjedhje; kthimin e Lionel Messit në klubin katalanas për t’i thënë lamtumirën klubit katalanas si futbollist aktiv. ‘Largimi i Messit është ndër gjërat më të këqija që kanë ndodhur në këtë mandat-tha Font duke iu referuar mandatit të Joan Laportës-Messi nuk mund të mbyllë aventurën me Barcelonën me një ceremoni lamtumirë në një sallë të mbyllur. Është e pamendueshme. Messi duhet të tërhiqet nga futbolli në fushën e lojës. Padyshim që kjo varet nga vullneti i...
Burimi:
top-channel.tv