VIDEO/Çfarë ka bërë Arda Guler, gol kryevepër nga 70 m e më pas thotë: Mos e provoni në shtëpi

VIDEO/Çfarë ka bërë Arda Guler, gol kryevepër nga 70 m e më pas thotë: Mos e provoni në shtëpi

Një prej kandidatëve për çmimin Puskas me siguri do të jetë edhe Arda Guler që në ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës kundër Elches mahniti ‘Santiago Bernabeun’ me një gol të jashtëzakonshëm të shënuar që nga gjysmëfusha e skuadrës së tij. Mesfushori turk i Realit të Madridit shënoi një gol kryevepër nga një distancë prej rreth 70 m që coi në delir të gjithë impiantin mitik madrilen dhe bëri Alvaro Arbeloan të vërë duart në kokë i mahnitur nga goli shumë spektakolar. Përpara se të ‘mbytej’ nga përqafimi i shokëve të skuadrës për të festuar, Arda ngriti duart lart sikur të mos kishte bërë diçka speciale. ‘Ndaj Osasunës goditi tramversën, tani e dërgoi topin brenda. Ka një futboll të mrekullueshëm, një gol i çmendur-komentoi Brahim...