Rivali i Laportës për presidencën e Barcelonës, pas Messit premton edhe Harry Kane

Rivali i Laportës për presidencën e Barcelonës, pas Messit premton edhe Harry Kane

Xavier Vilajoana, kandidat në garën e ardhshme presidenciale të Barcelonës, ka zbuluar për ESPN se ka vendosur kontakte me Harry Kane. Nëse Vilajoana fiton zgjedhjet muajin e ardhshëm, objektivi i tij është i qartë: të transferojë sulmuesin e Bayern Munich në “Camp Nou”. “Ajo që na mungon është një sulmues qendre. Ka një emër konkret. Në fakt, kemi bërë disa kontakte dhe mendoj se ai do të ishte një përshtatje e shkëlqyer për stilin tonë të lojës. Duke pritur situatën e tij kontraktuale te Bayern: është Harry Kane”, është shprehur ai. Vilajoana shtoi se anglezi 32-vjeçar i përshtatet në mënyrë perfekte filozofisë së lojës së Barcelonës dhe la të kuptohet se lojtari ka simpati për klubin katalanas. Kane, kontrata e të cilit me kampionët e...