Real Madridi vazhdon me marsh të lartë, merr një tjetër fitore bindëse, këtë herë ndaj Elches
Real Madridi mori një fitore bindëse 4-1 ndaj Elche-s në një ndeshje ku madrilenët dominuan për pjesën më të madhe të takimit dhe e vulosën suksesin në minutat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa kaloi në avantazh në minutën e 39-të. Pas një topi në zonë, Antonio Rüdiger reagoi më shpejt se të gjithë dhe goditi menjëherë drejt portës, duke e dërguar topin në shtyllën e majtë të portierit për 1-0. Pak para pushimit, në minutën e 44-t, madrilenët dyfishuan shifrat. Federico Valverde mori një pasim në distancë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 2-0. Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të kontrollonte lojën dhe gjeti edhe golin e tretë...
Burimi:
top-channel.tv