Real Madrid pëson një goditje të rëndë, Courtois jashtë fushave për më tepër se një muaj
Belgu pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe u zëvendësua gjatë lojës, duke i lënë vendin Lunin, në pushimin e pjesës së parë. Lajm i keq për Thibaut Courtois dhe Real Madrid. Portieri i përfaqësueses belge, pas testeve më të thelluara që kreu, përfshirë këtu edhe rezonancën magnetike, rezultoi se kishte pësuar jo vetëm një tërheqje muskulore, por edhe një dëmtim muskulor të kuadricepsit të djathtë dhe do të duhet të mungojë për një muaj e gjysmë. Courtois ndjeu një “pickim” gjatë nxemjes në ndeshjen e dytë të Champions League, përballë Manchester Cityt. Ai foli me mjekët në dhomën e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes dhe ata e ekzaminuan shpejt dhe vendosën që në fillim të startonte ndeshjen në pjesën e parë dhe...
Burimi:
top-channel.tv