Real Madrid, konfirmohet dëmtimi në gju i Kylian Mbappe
Pas shumë zërash dhe hipotezash, Real Madrid më në fund konfirmon dëmtimin e Kylian Mbappe. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Los Blancos bënë të ditur se sulmuesi iu nënshtrua testeve mjekësore në Francë nga ku rezultoi se futbollisti ka një ndrydhje të gjurit të majtë. Për momentin nuk ka një datë të rikthimit të futbollistit në fushat e lojës dhe për momentin askush te klubi merenges nuk dëshiron të rrezikojë në këtë pikë edhe pse gjithçka tregon se Mbappe mund të jetë në dispozicion të Arbeloas për ndeshjen e 17 marsit me Manchester City në Etihad Stadium për sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve. Ajo që është e sigurt në të gjithë këtë histori ështe se Mbappe nuk do t’i...
Burimi:
top-channel.tv