Përfundon mosmarrëveshja PSG-Mbappe, nuk do të ketë më apelim për 61 milion eurot e kërkuar nga lojtari
Klubi francez pranon vendimin e gjykatave të punës në Paris dhe i paguan pagat dhe bonuset e grumbulluara sulmuesit francez. Paris Saint-Germain njoftoi të enjten, më 20 shkurt, se nuk do të apelojë vendimin e gjykatave të punës në Paris, të cilat në mesin e dhjetorit e detyruan atë t’i paguante pothuajse 61 milionë euro Kylian Mbappe-së për pagat e prapambetura, bonuset dhe ditët e pushimeve të nga kontrata e tij që skadoi në vitin 2024. Mbyllja përfundimtare e çështjes Në një deklaratë, Paris Saint-Germain theksoi se “në frymën e përgjegjësisë dhe për t’i dhënë fund përfundimisht një procesi që ka zgjatur një kohë të gjatë, ka zgjedhur të mos e zgjasë mosmarrëveshjen”. Klubi shtoi se tani është “i vendosur të shikojë drejt së ardhmes, duke u përqendruar...
Burimi:
top-channel.tv