Pas humbjes me Getafen, shfaqen tensionet te Reali i Madridit

Pas humbjes me Getafen, shfaqen tensionet te Reali i Madridit

Reali i Madridit mbrëmjen e së hënës pësoi një humbje të rëndë ne Santiago Bernabeu ndaj Getafes, me Los Blancos që regjistruan disfatën e dytë radhazi dhe tani sheh që t’i komplikohen llogaritë për titullin në La Liga. Diferenca me Barcelonën kryesuese është 4 pikë, por ndjesitë nuk duken aspak të mira, ndërkohë që mesjavën e ardhshme do të jetë ndeshja me Manchester City në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Publiku i pranishëm në Santiago Bernabeu në përfundim të ndeshjes nuk i kurseu fërshëllimat ndaj skuadrës, ndërkohë që u dëgjuan sërish thirrje që kërkonin dorëheqjen e presidentit të klubit merenges, Florentino Perez. Ky sezon për Realin e Madridit ka pasur shumë ulje-ngritje me Los Blancos që nuk kanë qenë në asnjë moment konstantë...