Paolo Maldini i dhuron fanelën e tij Gerard Martin, zbulohet arsyeja

Paolo Maldini i dhuron fanelën e tij Gerard Martin, zbulohet arsyeja

Paolo Maldini i dhuroi një prej fanelave që kishte veshur kur ishte futbollist i Milanit, Gerard Martin. Vetë futbollisti i Barcelonës e tregoi këtë dhuratë në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Në postimin e katalanasit ishte fotoja e fanelës së dhuruar nga legjenda e futbollit italian ku lexohej: ‘Për Gerard…Shumë urime për një ditëlindje të lumtur dhe paç fat në karrierën tënde! Me afeksion, Paolo Maldini’. Idhulli i Gerard Martin është pikërisht ish kapiteni dhe drejtuesi i Milanit, sa pjesa tjetër e futbollistëve të Barcelonës e quanin Gerard Maldini dhe tani futbollisti 24 vjeçar mori këtë dhuratë mjaft të bukur. Top Channel