Osasuna gjunjëzon Realin e Madridit, i jep shansin Barcelonës të parakalojë Los Blancos

Osasuna gjunjëzon Realin e Madridit, i jep shansin Barcelonës të parakalojë Los Blancos

Pas disa fitoreve radhazi, vrulli i Realit të Madridit ndalet në Pamplona. Osasuna mposhti skuadrën e drejtuar nga Alvaro Arbeloa me rezultatin 2-1 duke i dhënë një asist edhe Barcelonës që mund të parakalojë sërish Los Blancos në krye të klasifikimit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38 të saj dhe ishte Osasuna ajo që e bëri teksa shënoi me Budimir që ekzekutoi saktë një 11 metërsh, për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, një rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Por në minutën e 73 Reali i Madridit arriti të rikthejë ekuilibrin teksa shënoi me Vinicius që shfrytëzoi në maksimum një asist të Valverdes duke i çuar shifrat në 1-1. Mesa duket kjo e shtunë ishte dita e Osasunës...