No Image Available

“Nuk do habitesha nëse do të tërhiqet në moshën 30-vjeçare”/ Ish-ylli i Realit lëshon deklaratën e bujshme për Vinicius

Vinícius Júnior është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias për shkak të festimeve, polemikave dhe presionit të vazhdueshëm në fushë. Sulmuesi i Real Madridit ka marrë mbështetjen e një zëri autoritar që e njeh mirë ambientin e dhomës së zhveshjes në klub: ish-lojtari belg, Eden Hazard. Në një intervistë për rrjetin belg RBTF, Hazard foli mbi presionin që përballet Vinícius dhe dha një mesazh të qartë: “Ai është thjesht dikush që e do futbollin dhe dëshiron të argëtohet.” Hazard, i cili kishte ndarë dhomën e zhveshjes me brazilianin gjatë kohës së tij te Real Madrid, theksoi se Vinícius përballet me shumë shpërqendrime para çdo ndeshjeje. “Tani ka më shumë diskutime për atë që bën ose vuan ai sesa për atë që kontribuon në...