Në Spanjë janë të sigurt, ‘Marca’: Bastoni i thotë ‘po’ Barcelonës, por kostoja e kartonit është pengesa e madhe
Barcelona kërkon Alessandro Bastonin dhe tashmë nuk fshihet më. Nuk është mister fakti që klubi katalanas e kishte shfaqur prej kohësh interesin për mbrojtësin italian të Interit, por e reja në këtë histori sipas të përditshmes ‘Marca’ është hapja e Interit ndaj mundësisë për të transferuar Bastonin në Spanjë. Për momentin nuk ka asnjë tratativë zyrtare, por Barcelona ka studiuar terrenin me Bastonin që mësohet se ka konfirmuar dëshirën e tij për të veshur fanelën blaugrana që nga sezoni 2026/27. Gjithnjë sipas ‘Marca’ edhe vetë Interi është gati që të nisë tratativat për shitjen e tij. Përse Barcelona e do Bastonin? Barcelona këmbëngul për shkak të vullnetit të Drejtorit Sportiv, Deco i cili e ndjen se ka gjetur te italiani, profilin ideal për mbrojtjen e...
Burimi:
top-channel.tv