Mourinho larg Real Madridit, komentet për Vinicius Jr mbyllin derën e rikthimit për portugezin

Mourinho larg Real Madridit, komentet për Vinicius Jr mbyllin derën e rikthimit për portugezin

Shanset e José Mourinho për t’u rikthyer në krye të Real Madrid duket se kanë rënë përfundimisht, pas komenteve të tij lidhur me çështjen e racizmit ndaj Vinícius Júnior. Sipas raportimeve të medias spanjolle AS, drejtuesit e klubit madrilen nuk e konsiderojnë më trajnerin portugez si një opsion të vlefshëm për të zëvendësuar Xabi Alonso si trajner i përhershëm i “Los Blancos”. Aktualisht, drejtimin e përkohshëm të skuadrës e ka marrë Álvaro Arbeloa, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe është ngarkuar me stabilizimin e ekipit. Mourinho, që aktualisht drejton Benfica, nuk do të jetë në stol në “Santiago Bernabéu” këtë javë për ndeshjen e kthimit të fazës me eliminim direkt në UEFA Champions League, për shkak të një pezullimi....