Mallorca me “zemër në dorë”, rrezikon kategorinë e dytë dhe largimin e bomberit shqiptar
Sezoni fantastik i Vedat Muriqi mund të mos mjaftojë për të shpëtuar Mallorcën nga rënia. Sulmuesi kosovar ka realizuar 16 gola këtë edicion në La Liga, por skuadra e tij ndodhet aktualisht në vendin e 18-të, pozicion që e dërgon në Segunda División nëse nuk ndryshon situata deri në fund. E ardhmja larg Spanjës? Nëse Mallorca bie nga elita, gjasat që Muriqi të vazhdojë në kategorinë e dytë janë minimale. Klubi spanjoll do të përpiqet ta mbajë, por interesi nga Turqia është i fortë. Sipas mediave turke, Fenerbahçe po monitoron nga afër situatën. Në rast të rënies së Mallorcas, rikthimi i bomberit në Stamboll do të bëhej shumë më i realizueshëm, pasi do të hiqeshin pengesat kryesore financiare dhe sportive për transferimin. Edhe nëse Mallorca...
Burimi:
top-channel.tv