“Liga dha dritën jeshile për transferimin e Messit te Barcelona”/ Tebas hedh poshtë pretendimet e Xavit: Nuk e miratuam kurrë

“Liga dha dritën jeshile për transferimin e Messit te Barcelona”/ Tebas hedh poshtë pretendimet e Xavit: Nuk e miratuam kurrë

Presidenti i LaLiga, Javier Tebas, ka hedhur poshtë deklaratat e ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernández, lidhur me përpjekjen për rikthimin e Lionel Messi në klub në vitin 2023. Në një intervistë për emisionin Estudio Estadio në Televisión Española, Tebas deklaroi se liga nuk kishte autorizuar asnjë operacion për transferimin e argjentinasit dhe mohoi se kishte dhënë ndonjë miratim financiar për marrëveshjen. “Nuk është e vërtetë. LaLiga nuk autorizoi asgjë dhe nuk kishte asnjë miratim për një operacion të tillë”, theksoi ai. Reagimi i Tebas vjen pasi Xavi, në një intervistë të fundit për gazetën La Vanguardia, kishte pohuar se rikthimi i Messit në Barcelonë ishte shumë pranë realizimit gjatë kohës kur ai drejtonte ekipin. Sipas tij, pas përfundimit të Botërorit të Katarit, ai kishte kontaktuar...