Lewandowski zbulon sekretin e tij: Guardiola më mësoi ta shoh ndryshe futbollin
Sulmuesi i Barcelona, Robert Lewandowski, ka folur për ndikimin e madh që ka pasur në karrierën e tij trajneri spanjoll Pep Guardiola. Në një intervistë të gjatë për Sky Sports, sulmuesi polak tregoi se pikërisht nën drejtimin e Guardiolës filloi ta kuptonte futbollin në një mënyrë krejt tjetër. Lewandowski kujtoi periudhën kur u transferua te Bayerni në vitin 2014, kohë kur Guardiola ishte trajner i skuadrës bavareze. Sipas tij, tekniku katalanas kishte një mënyrë shumë të veçantë për ta parë futbollin, sidomos rolin e sulmuesit qendror. “Me Guardiolën fillova ta kuptoja futbollin ndryshe. Ai më kërkoi të mendoja ndryshe në fushë dhe të mos bëja gjithmonë atë që pritet nga një sulmues”, u shpreh Lewandowski. Futbollisti 37-vjeçar kritikoi edhe mënyrën se si sot trajnohen të rinjtë në...
Burimi:
top-channel.tv