Lajme të këqija për Realin e Madridit, Mbappe do të mungojë gjatë…humbet edhe Champions-in

Lajme të këqija për Realin e Madridit, Mbappe do të mungojë gjatë…humbet edhe Champions-in

Real Madridi ka marrë një goditje të madhe këtë javë, pasi është konfirmuar se Kylian Mbappe do të mungojë për shkak të problemeve në gju. Superylli 27-vjeçar kishte disa javë që luante me një dëmtim serioz në gjurin e majtë. Sulmuesi francez kishte menaxhuar dhimbjen, duke shtyrë veten deri në limitet fizike, por këtë javë ai arriti pikën ku nuk mund të vazhdonte më, pak para ndeshjes ndaj Benficas. Pasi mungoi në atë takim, u raportua se Mbappe do të jetë jashtë fushës edhe për ndeshjet e ardhshme në La Liga kundër Getafes dhe Celta Vigos, me shpresën që të jetë gati për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve. Sipas gazetarit Javi Herraez nga Cadena SER, Mbappe tashmë ka nisur procesin...