La Liga, në Camp Nou vendos Araujo, Barcelona ‘djersit’ për të mposhtur Rayo Vallecano
Barcelona shkon në pauzën e ndeshjeve të kombëtareve e qetë në krye të klasifikimit të La Liga. Në Camp Nou, skuadra katalanase arriti të marrë një fitore të vuajtur ndaj Rayo Vallecanos të cilin e mundi me rezultatin e ngushtë 1-0, një sukses që gjithsesi i lejon të ruajë statusin e të pathyeshmes në shtëpinë e saj. Ai që vendosi fatin e kësaj sfide për kampionët në fuqi të Spanjës ishte pikërisht Araujo, autori i golit. E megjithatë sinjalin e parë në këtë ndeshje e dhanë pikërisht madrilenët që rrezikuan me Carlos, por Joan Garcia e ndali gjuajtjen e tij, ndërsa në krahun tjetër Barcelona u përgjigj me Raphinhan, por braziliani nuk ishte i saktë në tentativën e tij. Raphinha provoi sërish, por portieri i...
Burimi:
top-channel.tv