La Liga/Lamine Yamal nuk përmbahet, tregolësh ndaj Villarrealit, Barcelona zhyt ‘Nëndetësen e Verdhë’
Camp Nou është shndërruar në një fortesë për Barcelonën që i ka marrë përpara çdo rival që i del para kur luan aty. Viktima e radhës e skuadrës katalanase në shtëpinë e kësaj të fundit u bë Villarreali te cilin skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e shkatërroi me rezultatin 4-1 ku protagonist absolut u bë pikërisht Lamine Yamal. Sfida ishte e ekuilibruar deri në minutën e 28 kur Yamal zhbllokoi rezultatin për Barcelonën që mori kryesimin në 1-0. Kaluan vetëm 7 minuta dhe 18 vjeçari shënoi sërish duke e cuar rezultatin 2-0 për blaugranat, një rezultat që mbeti i tillë deri në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Villarreali rihapi llogaritë e ndeshjes duke shkurtuar rezultatin në 2-1 me...
Burimi:
top-channel.tv