Kupa e Mbretit/Real Sociedad fiton derbin bask me Athletic Bilbaon, do të diskutojë finalen me Atletico Madrid.

Kupa e Mbretit/Real Sociedad fiton derbin bask me Athletic Bilbaon, do të diskutojë finalen me Atletico Madrid.

Real Sociedad do të jetë skuadra që do të diskutojë finalen e Kupës së Mbretit me Atletico Madrid. Në sfidën e kthimit në gjysmëfinale, Sociedad eliminoi Athletic Bilbao në derbin bask duke fituar edhe ndeshjen e dytë me të njëjtin rezultat si në sfidën e zhvilluar në San Mames, 1-0. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 ku u pa një lojë e ekuilibruar nga të dyja skuadrat që gjithsesi nuk krijuan shumë raste shënimi në portat respektive. Në pjesën e dytë Zubeldia iu afrua golit për Real Sociedad me një gjuajtje me kokë por topi përfundoi pak mbi tramversën e portës së Bilbaos. Në minutën e 85, arbitri Soto Grado pas ndërhyrjes së sistemit VAR akordoi një 11 metërsh për Real...