Kupa e Mbretit/Barcelona s’e bëri dot mrekullinë ndaj Atletico, Deco kujton golin e anuluar të Cubarsi në sfidën e parë

Kupa e Mbretit/Barcelona s’e bëri dot mrekullinë ndaj Atletico, Deco kujton golin e anuluar të Cubarsi në sfidën e parë

Barcelona zhvilloi një ndeshje të madhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid. Katalanasit në Camp Nou fituan 3-0 dhe vëtëm për 1 gol nuk e çuan sfidën në kohën shtesë, diçka që do të kishte ndodhur nëse në sfidën e parë Cubarsi nuk do i ishte anuluar një gol për pozicion jashtë loje inekzistent. Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco foli pas kësaj përballjeje duke folur edhe për episodin në fjalë teksa shprehu keqardhjen e tij. ‘Përmbysja e rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë nuk ishte aspak e lehtë, prandaj u ankuam atje për golin e Cubarsi. Me rezultatin 4-1, ndeshja do të kishte shkuar në kohë shtesë-tha Deco-por nuk duhet të kërkojmë justifikime dhe skuadra ishte e mrekullueshme’ Deco...