Juventus, tundim për Lewandowskin; sondazh për të marrë polakun me parametra zero
Juventus i sezonit 2026/27 po përgatitet për manovra të mëdha sidomos në sulm. Me David dhe Openda ‘të ngelur në klasë’ deri në këtë momend dhe me kontratën e Vlahovic që ende duhet rinovuar, është praktikisht e sigurt se Comolli, Modesto dhe Chiellini do të sjellin në Torino një qendërsulmues klasi ku të bazohet reparti i sulmit të sezonit të ardhshëm. Që kërkesa është që në skuadër të vinë futbollistë gati për skuadrën e tregojnë zërat e bujshme të orëve të fundit; Juventus ka bërë një sondazh me personat rreth Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak me 14 gola në 34 ndeshje sezonale me Barcelonën, ka një kontratë me klubin katalanas që skadon në qershorin e këtij viti. Në këtë kontratë blaugranat kanë një klauzolë të njëanshme(por...
Burimi:
top-channel.tv