Juventus dhe Milan kërkojnë Lewandowskin, presidenti i Barcelonës: Gati të blejmë një tjetër sulmues

Juventus dhe Milan kërkojnë Lewandowskin, presidenti i Barcelonës: Gati të blejmë një tjetër sulmues

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona vazhdon të jetë ende në dyshim me sulmuesin polak që nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Tashmë në Katalonjë po dëgjohen sirenat e Milanit dhe Juventusit, ndërkohë që te blaugranat presidenti Joan Laporta ka hedhur tashmë hipotezën e blerjes së mundshme të Harry Kane si zëvendësuesin e mundshëm të Lewandowskit. Pavarësisht vullnetit për të mbajtur polakun pasi ai pranoi një rol rotacioni me Ferran Torres, kreu i klubit kampion të Spanjës, nuk e përjashtoi mundësinë për të bërë ndërhyrje drastike në merkato nëse Lewandowski vendos të tentojë një aventurë të re në kampionatin italian. Dëshira dhe disponibiliteti i Laportës për të investuar te një sulmues i kalibrit siç është futbollisti anglez i Bayernit të Mynihut(i konsideruar si pasuesi...