Gjoba dhe paralajmërime për Barcelonën nga UEFA për ndeshjen e Champions League
UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj Barcelonës pas fitores 4-2 në Champions League ndaj Slavia Prague në javën e 7-të të fazës së kampionatit. Klubi katalanas u gjobit me 15,500 euro për sjelljen e tifozëve të tij, të cilët ndezën fishekzjarrë në stadium, duke shkelur Nenin 16(c) të Kodit Disiplinor të UEFA-s. Një gjobë shtesë prej 15,000 euro u vendos për vonesën e futjes së lojtarëve në fushë, shkelje e Neni 11(h) të të njëjtave rregulla. Si pasojë e vonesës, trajneri Hansi Flick mori një paralajmërim zyrtar, niveli më i ulët i masave disiplinore të UEFA-s. Në total, Barcelona do të paguajë 30,500 euro, një shumë më e ulët se Slavia Prague, e cila u gjobit me 40,000 euro për shkelje të lidhura me tifozët....
Burimi:
top-channel.tv