E bujshme nga Spanja/ Nuk është më një shaka, Real Madrid po mendon seriozisht të transferojë yllin e Barcelonës

E bujshme nga Spanja/ Nuk është më një shaka, Real Madrid po mendon seriozisht të transferojë yllin e Barcelonës

Një lajm që po trondit futbollin spanjoll qarkullon prej ditësh: Pedri, ylli i Barcelonës, thuhet se është në shënjestër të Real Madridit. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e madrilenëve kanë shfaqur interes për të marrë mesfushorin katalanas. Pedri, në moshën 23-vjeçare, është bërë një pjesë kyçe e mesfushës së Barcelonës, duke spikatur për inteligjencën e tij taktike dhe qëndrueshmërinë në lojë. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të projektit katalanas dhe një lojtar i vlerësuar për stabilitetin dhe kreativitetin në fushë. Top Channel