E bujshme nga Spanja/ Barcelona takim me Haaland, agjentja mohon: Asnjë kontakt

E bujshme nga Spanja/ Barcelona takim me Haaland, agjentja mohon: Asnjë kontakt

Në orët e fundit në median spanjolle u fol për një lëvizje të një prej kandidatëve për president të Barcelonës, Victor Font për Erling Haaland që shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski. Sipas të përditshmes ‘Sport, njerëzit e Font, mes të cilëve Drejtori Sportiv i ardhshëm, Xavier Aguilar, kanë takuar Shefin Ekzekutiv të Manchester City, Ferran Soriano dhe drejtuesin Hugo Viana për të diskutuar transferimin e norvegjezit edhe pse Haaland ka me Citizens një kontratë deri në 2034. Lëvizja, që supozohet  të spostojë ekuilibrat elektorale ndaj rivalit Joan Laporta, u konfirmua nga burime pranë stafit të kandidatit kishte deklaruar hapur: ‘Drejtoria Sportive është mëse aktive, po punojmë për t’i ofruar gjëra të rëndësishme Hansi Flick’ Edhe pse mbetet dyshimi nëse kjo lëvizje është një...