Derbi i zjarrtë i Madridit, Real-Atletico, Arbeloa: Do të luajmë me dëshirë dhe entuziazëm. Me fat që përballem me Simeonen

Derbi i zjarrtë i Madridit, Real-Atletico, Arbeloa: Do të luajmë me dëshirë dhe entuziazëm. Me fat që përballem me Simeonen

Mbrëmja e së dielës ka rezervuar përballjen legjendare të futbollit spanjoll, derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos. Në Bernabeu skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do të kërkojë të marrë revanshin për humbjen e thellë 5-2 të fazës së parë kur në pankinë ishte Xabi Alonso. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje Arbeloa deklaroi se të gjithë në skuadrën e tij e presin këtë derbi me entuziazëm. ‘Do të përballemi në këtë ndeshje derbi me shumë dëshirë dhe entuziazëm-tha Arbeloa- e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe domëthënien e 3 pikëve për tifozerinë dhe për pritshmërinë që është krijuar. Është një nga ato ndeshje që japin më shumë emocione kur i jeton si futbollist, trajner dhe...