Derbi i Madridit i shkon Realit, me 10 lojtarë mposht Atleticon dhe nuk lejon Barcelonën t’i arratiset më shumë
Reali i Madridit është fituesi i derbit të kryeqytetit spanjoll me Atleticon në sfidën e javës së 29 të Ligës Spanjolle. Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa iu imponua rivalëve të qytetit duke e mundur me rezultatin 3-2 edhe pse e mbylli në inferioritet numerik. Rezultati u zhbllokua në minutën e 33 të kësaj ndeshjeje dhe ai që e bëri atë ishte Atletico Madrid që shënoi me Ademola Lookman, goli i tij i parë në një ndeshje derbi të Madridit. Skuadra e Simeones arriti të mbyllë pjesën e parë me avantazhin 1-0, por pas pushimit të sfidës, Reali i Madridit përmbysi gjithçka. Në minutën e 52 Los Blancos barazuan rezultatin në 1-1 me Vinicius që ekzekutoi saktë një penallti dhe Bernabeu ishte i gjithi në...
Burimi:
top-channel.tv