Cristiano Ronaldo fillon të shpenzojë paratë e fituara si “president” klubi, blen 25% të aksioneve të UD Almeira-s

Cristiano Ronaldo fillon të shpenzojë paratë e fituara si “president” klubi, blen 25% të aksioneve të UD Almeira-s

‘Ylli’ portugez, Cristiano Ronaldo, ka blerë 25% të aksioneve të UD Almería-s, skuadër që aktualisht renditet e treta në Segunda División (Liga Hypermotion). Operacioni është realizuar përmes filialit të ri “CR7 Sports Investments”, pjesë e kompanisë së tij CR7 SA, me të cilën sulmuesi 41-vjeçar menaxhon bizneset dhe investimet e tij. Në komunikatën zyrtare nuk janë bërë publike detaje financiare mbi këtë “investim strategjik”, por është theksuar se bëhet fjalë për një angazhim afatgjatë në pronësinë e klubeve profesioniste. “Prej kohësh kam pasur ambicien të kontribuoj në futboll përtej fushës së lojës. Almería është një klub spanjoll me bazë të fortë dhe potencial të qartë rritjeje. Dua të punoj me ekipin drejtues për ta mbështetur klubin në këtë fazë të re zhvillimi”, është shprehur Ronaldo....