Champions League / Simeone: Na duhen tifozët tanë, ata na japin energjinë e nevojshme…
Atletico Madrid bëhet gati për ndeshjen e kthimit play off në Ligën e Kampioneve, në Estadio Metropolitano mbërrin Club Brugge. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, trajneri i spanjollëve, Diego Simeone kërkon mbështetjen e tifozëve: Kemi nevojë për enegjnë e tyre. “Ndeshja është e paparashikueshme, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. Do t’i qasemi ndeshjes në një mënyrë që besojmë se do të jetë efektive. Kemi nevojë për tifozët tanë, me atë energji që na ushqen”. “Club Brugge është një ekip që luan mirë, janë të guximshëm dhe konkurrojnë fort, nën drejtimin e një trajneri që e bën punën e tij në mënyrën e duhur. Ata gjithmonë kanë performuar mirë sa herë që jemi përballur me njëri-tjetrin, qoftë atje apo në shtëpi”. “Ne kemi nevojë...
Burimi:
top-channel.tv