‘Bastoni, i përzgjedhuri’/Media spanjolle flet për një tentativë të Barcelonës për mbrojtësin e Interit
‘Bastoni, i përzgjedhuri’-fotoja e mbrojtësit të Interit ka pushtuar faqen e parë të të përditshmes spanjolle ‘Sport’ pasi sipas saj është pikërisht futbollisti i Interit objektivi kryesor i skuadrës së Hansi Flick për të përforcuar akoma më shumë mbrojtjen. E përditshmja katalanase që është një media shumë pranë Barcelonës, shkruan se drejtuesit blaugrana dhe trajneri gjerman, janë plotësisht në një linjë me përforcimet që duhen bërë për sezonin e ardhshëm dhe futbollisti zikaltër është një prej tyre dhe tashmë kanë nisur lëvizjet për të bërë tentativën për ta sjellë atë në Spanjë. Interesimi i Barcelonës për Bastonin që vlerësohet edhe për aftësitë e tij për t’u pozicionuar, nuk është diçka e kohëve të fundit; emri i tij është prej kohësh në listën e dëshirave të...
Burimi:
top-channel.tv