Barcelona shfrytëzon ‘dhuratën’ e Osasunës, mposht Levanten dhe rimerr kreun e La Liga
Barcelona e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Realit të Madridit në Pamplona dhe arrin të mundë Levanten duke rimarrë kreun e klasifikimit të Ligës Spanjolle. Në Camp Nou, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick reagoi menjëherë ndaj humbjes në Girona duke e mposhtur skuadrën valenciane me rezultatin e pastër 3-0. Kampionët e Spanjës e vendosën ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të sfidës. Vetëm 4 minuta iu deshën skuadrës blaugrana për të zhbllokuar rezultatin me Bernal pas një asisti të Eric Garcia dhe për të çuar rezultatin në 1-0. Në minutën e 32 erdhi edhe goditja e dytë e katalanasve që shënuan sërish këtë radhë me Frenkie De Jong që shfrytëzoi një asist të Joao Cancelos dhe me rezultatin 2-0...
Burimi:
top-channel.tv