Barcelona merr goditjen e radhës, zbulohet sa do të qëndrojë jashtë fushave ylli i mesfushës katalanase

Barcelona merr goditjen e radhës, zbulohet sa do të qëndrojë jashtë fushave ylli i mesfushës katalanase

Lajm i keq për Barcelonën, që po kalon një periudhë sfiduese në këtë fazë të sezonit. Pas rikthimit të Pedrit dhe me Gavi që po shihte dritën në fund të tunelit, katalanasit kanë pësuar një tjetër goditje të rëndë – lëndimin e Frenkie de Jong. Mesfushori holandez do të mungojë për pesë deri në gjashtë javë, duke e lënë skuadrën të përballet me një sfidë të madhe. Gjatë një seance stërvitore të së enjtes, De Jong ndjeu shqetësime dhe iu nënshtrua testeve mjekësore, të cilat zbuluan një problem me muskulin distal të bicepsit në këmbën e tij të djathtë. Ky lëndim vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Barcelonën, pasi në javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës...