Barcelona i afrohet ‘remuntadës’, por në finalen e Kupës së Mbretit, pas 13 vitesh shkon Atletico Madrid

Barcelona i afrohet ‘remuntadës’, por në finalen e Kupës së Mbretit, pas 13 vitesh shkon Atletico Madrid

Barcelona iu afrua mrekullisë, por nuk e çoi dot deri në fund atë. Skuadra katalanase arriti të fitojë 3-0 në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid, por nuk i mjaftoi dhe në finalen e kompeticionit shkon pikërisht skuadra e Diego Pablo Simeones, që kthehet në një finale të tillë pas 13 vitesh. Barcelona vinte në këtë sfidë të kthimit me humbjen 4-0 të pësuar në Metropolitanos dhe katalanaseve iu duhej të bënin një mrekulli. Barcelona zhvilloi një pjesë të parë perfekte teksa e mbylli Atleticon në gjysmëfushën e tij. Skuadra katalanase u hodh menjëherë në sulm duke krijuar disa mundësi shënimi. Por në minutën e 30, katalanasit zhbllokuan rezultatin me Bernal që nga shumë pranë portës dërgoi në rrjetë një top...