Barcelona është gatim, katalanasit duan të transferojnë Haalandin, mendohet edhe ‘Plani B’ nga Manchester City

Barcelona është gatim, katalanasit duan të transferojnë Haalandin, mendohet edhe ‘Plani B’ nga Manchester City

Barcelona ka shprehur interes për të nisur një ofertë për Erling Haaland, nëse sulmuesi i Manchester Cityt bëhet i disponueshëm për transferim. Pavarësisht vështirësive financiare që ka kaluar klubi katalanas, ata janë të bindur se kanë mundësitë për të arritur një marrëveshje, nëse lojtari 25-vjeçar vendos të largohet nga Etihadi. Joan Soler, një nga anëtarët e bordit të Barcelona, deklaroi se klubi do të ishte në konkurrencë për Haaland dhe lojtarë të tjerë të nivelit të tij, si Julian Alvarez, ish-partneri i tij në sulm te Manchester City, tani te Atletico Madrid. “Po, ne mund të nënshkruajmë me lojtarë si Julian Alvarez ose Haaland,” tha Soler. “Këto nënshkrime do të shlyhen vetë brenda pesë vitesh dhe financat e Barcelonës janë gati për diçka të tillë.”...