Atletico Madrid dhe supersfida me Realin, Simeone: Derbi, një sfidë shumë e rëndësishme. Arbeloa po bën një punë shumë të mirë
Admiruesit e futbollit, sidomos atij spanjoll po përgatiten për derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos, sfidë që mbart pritshmëri të larta. Trajneri i Los Colchoneros, Diego Pablo Simeone në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide vuri theksin te ana emotive me të cilën përjetohet kjo përballje legjendare. ‘Derbi është një ndeshje e rëndësishme për gjithçka që mbart rivaliteti në qytetin ku jetojnë të dyja skuadrat-tha Simeone-E dimë të tifozët tane kanë shumë shpresa në sfida të tilla. Është një ndeshje që luhet në planin emotiv me shumë entuziazëm. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundur për të drejtuar ndeshjen aty ku mund të dëmtojmë kundërshtarin’ Trajneri argjentinas më pas nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij te Los...
Burimi:
top-channel.tv