Atletico Madrid arrin akordin me Simeonen, bashkëpunim edhe në 2026/27

Atletico Madrid arrin akordin me Simeonen, bashkëpunim edhe në 2026/27

Diego Pablo Simeone do të vazhdojë të jetë në pankinën e Atletico Madrid. Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit madrilen për të vazhduar bashkëpunimin ne Los Colchoneros edhe për sezonin 2026/27. Në javët e fundit e sidomos në ditët e fundit u spekulua me mundësinë e largimit të Simeones nga Atletico Madrid në fund të sezonit, por në fakt asgjë nuk rezultoi të ishte e vërtetë. As Simeone dhe as Atletico nuk do të ekzekutojnë klauzolën që e lironte trajnerin nga çdo detyrim me klubin sezonin e ardhshëm dhe kështu që argjentinasi do të vazhdojë të ulet në pankinën e Atletico. Ndërkaq, Simeone është i fokusuar te përballja e trefishtë me Barcelonën dhe te finalja e Kupës së Mbretit, trofe të cilën...