Antoine Griezmann largohet nga Atletico Madrid, arrin akordin me Orlando City në MLS
Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid dhe futbolli evropian në fund të këtij sezoni për t’u transferuar në Major League Soccer në SHBA pikërisht te skuadra e Orlando City. Sulmuesi i përfaqësueses franceze ka arritur një marrëveshje verbale me skuadrën nga Florida për transferimin e tij në muajt e verës. Griezmann do të përfitojë nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve për të udhëtuar menjëherë në drejtim të SHBA për të formalizuar këtë marrëveshje dhe të nënshkruajë kontratën me skuadrën e tij të re që do të jetë edhe etapa e fundit e karrierës së tij të jashtëzakonshme. Në fillim Atletico Madrid rezistoi ndaj ofensivës së Orlando City për Griezmann për një shitje të menjëhershme të Griezmann tij në muajin mars, por tani drejtuesit...
Burimi:
top-channel.tv