Ambient i tensionuar te Real Madrid, përplasje me Mbappe për shkak të dëmtimit dhe Botërorit
Te Reali i Madridit ambienti është i tensionuar. Ajo që ka bërë të diskutohet është gjendja fizike e Kylian Mbappe. Zyrtarisht, sulmuesi francez është viktimë e ndrydhjes së gjurit të majtë, por versioni i përsonave pranë futbollistit është ndryshe. Sipas ‘Cadena Ser’ në Spanjë, ligamenti i pasëm i majtë i futbollistit është në limite dhe ndonëse raporti mjekësor flet për ndrydhje, dëmtimi i Mbappe është i rëndë. Dhe këtu nisin përplasjet me Real Madrid që ka fiksuar në 3 javë kohën e rikuperimit me shpresën që të ketë Mbappe për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve me Manchester City në 17 mars. Por Kylian Mbappe ka ide të tjera; dëshiron të kurohet dhe të marrë me qetësi rikuperimin e tij sepse Botërori është gjithnjë...
Burimi:
top-channel.tv