Kurti takon kombëtaren e Kosovës para sfidës me Turqinë: Besoni te vetja juaj, siç besojmë ne te ju

Kurti takon kombëtaren e Kosovës para sfidës me Turqinë: Besoni te vetja juaj, siç besojmë ne te ju

Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e së martës ndaj Turqisë atë që mund të konsiderohet ndeshja e jetës pasi në lojë është kualifikimi historik për në Botërorin e SHBA. Kryeministri i Kosovës, ditën e dielë vizitoi skuadrën e drejtuar nga Franco Foda për t’i inkurajuar në këtë përballje të madhe ndaj skuadrës së Vincenzo Montellës. Në këtë takim, Kurti iu tha futbollistëve dhe stafit teknok të Dardanëve se kjo është mundësia që Kosova dhe historia e saj e qëndresës dhe talentit të shfaqet në dsytë e mbarë botës. Ai shtoi se pas kësaj skuadre është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë, janë tifozët në stadium, janë familjarët, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët...